VIDEO/ Polici qëllon me armë drejt aktivistit, gjatë protestave antiqeveritare në Hong Kong

VIDEO/ Polici qëllon me armë drejt aktivistit, gjatë protestave antiqeveritare në Hong Kong

17:40, 01/10/2019
A+ Aa A-

Një aktivist i përfshirë në protestat antiqeveritare në Hong Kong është qëlluar në gjoks nga policia gjatë një përplasjeje.

Incidenti erdhi ndërsa mijëra njerëz, demonstruan në kundërshtim me një ndalim të protestës, në 70 vjetorin e sundimit komunist në Kinë, raporton BBC.

Megjithëse edhe më parë njerëzit janë qëlluar nga plumba gome në protestat e mëparshme, ky është dëmtimi i parë i kapur drejtpërdrejtë.

Në kryeqytetin kinez Pekin, 15,000 ushtarë parakaluan me pajisje të përparuara ushtarake për të shënuar përvjetorin.

Protestat e katër muajve në Hong Kong, kanë sfiduar vizionin e presidentit kinez Xi Jinping për unitetin kombëtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco