Nga Londra deri në Australi, nga 22 orë për 4 orë

Nga Londra deri në Australi, nga 22 orë për 4 orë

16:14, 01/10/2019
A+ Aa A-

Duke nisur nga viti 2030, udhëtimi me avion nga Londra për në Sidnej mund të bëhet shumë më shpejt se zakonisht.

Agjencia Hapësinore e Britanisë së Madhe prezantoi një motor raketor hipersonik që do të përdoret në një avion udhëtarësh dhe që shkurton kohën e fluturimit nga 22 orë në 4 orë. Motorët janë testuar me sukses gjatë këtij viti.

‘Motori raketor SABRE do të na lejojë të fluturojmë nga Britania për në Australi brenda 4 orëve’, thotë Graham Turnok, kreu i Agjencisë Hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar.

Autoritete thuajse kanë përfunduar me ndërtimin e një baze nga ku do të bëhet demonstrimi i parë i mjetit fluturues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco