Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Vrau hajdutin para shkollës, brazilianët e bëjnë politikane ushtarakën

Vrau hajdutin para shkollës, brazilianët e bëjnë politikane ushtarakën

14:15, 01/10/2019
A+ Aa A-

Një hajdut 21-vjeçar në Brazil mendoi se preja më e lehtë për t’u grabitur kuletat e celularët ishin pikërisht nënat që ishin duke çuar fëmijët në shkollë.

Ai shkoi te dera e një shkolle dhe i tmerroi prindërit duke u nxjerrë armën në fytyrë e duke u kërkuar gjërat me vlerë.

Një prej prindërve ishte oficere ushtarake, 42-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, e cila ishte jashtë shërbimit por me armën në çantë.

Ajo nuk ngurroi ta nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe ta godasë hajdutin me dy plumba, një në këmbë e një në gjoks, teksa fëmijët vraponin të tmerruar.

Më pas e bllokoi që të mos lëvizte derisa të vinte policia dhe ambulanca, por hajduti vdiq në spital brenda asaj dite.

Videoja u bë virale dhe oficerja ushtarake mori nderime nga guvernatori i zonës. Një vit më vonë, kur vendosi të bëhet politikane e të kandidojë në zgjedhje, ajo përdori videon me moton “Unë nuk kam frikë ta luftoj krimin”.

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës për përdorimin e vrasjes si material fushate zgjedhore, gruaja mori votën e popullit dhe sot është politikane. 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco