VIDEO/ Po mbyteshin bashkë me 1.2 ton kokainë, shpëtohen trafikantët

VIDEO/ Po mbyteshin bashkë me 1.2 ton kokainë, shpëtohen trafikantët

12:20, 01/10/2019
A+ Aa A-

Disa persona, të cilët dyshohet se po trafikonin rreth 1.2 ton kokainë, janë shpëtuar nga Rojet Bregdetare në Oqeanin Paqësor, teksa notonin me pakot e zeza të presuara.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat ndërkombëtare, varka e trafikantëve është fundosur në brigjet e Kolumbisë. Të vënë para kësaj situate, trafikantët kanë nisur të tërheqin pakot me lëndën narkotike drejt bregut.

Ka qenë një anije detare kolumbiane që pikasi trafikantët e dëshpëruar në Oqeanin Paqësor, 30 milje larg bregdetit të Tumaco.

Besohet se ata kanë notuar për të paktën tre orë duke tërhequr me vete edhe blloqet me kokainë.

Autoritetet kanë konfirmuar se 3 trafikantët janë arrestuar dhe do të vihen përballë gjykatës me akuzat e trafikut të lëndëve narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco