Fitoi 10 mln dollarë në lotari, vdes në mënyrë misterioze kanadezi

Fitoi 10 mln dollarë në lotari, vdes në mënyrë misterioze kanadezi

22:22, 24/09/2019
A+ Aa A-

Një burrë kanadez 41 vjeç, i cili fitoi lotarin 10.7 milion dollarë në 2017, ka vdekur në vendin e tij të lindjes, Etiopi, në rrethana misterioze, njoftoi të premten familja e tij, në një gazetë lokale.

Michael Gebru, 41 vjeç, bëri udhëtime të shpeshta midis Torontos dhe Afrikës Lindore, me shpresën se do të përdorte pasurinë e tij, për të bërë një ndryshim pozitiv në atdheun e tij, tha kushërira e tij, Sosuna Asefaw, për CBC News, raporton Fox News.

Kohët e fundit ai udhëtoi drejt Afrikës Lindore, me planet për të vizituar vendin ku u rrit, tha ajo.

Familja dëgjoi se ai u vra të shtunën, por akuzuan autoritetet lokale, se kanë dhënë pak informacion.

Gebru fitoi llotarinë në 2017 pasi u pushua nga puna në një fabrikë montimi, thuhet në raport. Ai mendoi se fitoi vetëm rreth 14 dollarë kur kontrolloi për herë të parë biletën e tij.

"Unë kam thënë gjithmonë se nëse fitoja llotarinë, do t'i ndihmoja njerëzit në nevojë," tha ai për CBC News në atë kohë.

Sipas kushërirës së tij, Gebru i qëndroi deri në fund atyre fjalëve. "Duke u kthyer në shtëpi, ai thjesht dëshironte të bënte më shumë për vendin tonë," tha Asefaw.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco