Pas vendimit të Gjykatës Supreme, kuvendi britanik mblidhet të mërkurën

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, kuvendi britanik mblidhet të mërkurën

14:29, 24/09/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Dhomës së Ulët të kuvendit britanik, John Bercow, ka thënë se qytetarët e Britanisë presin që ky institucion ta kryejë funksionin e tij.

Ai tha se i ka udhëzuar zyrtarët e tij që të përgatiten për vazhdimin e punimeve në Dhomën e Ulët. Megjithatë, Bercow tha se kjo nuk është rithirrje e parlamentit, sepse kuvendi nuk ka qenë i suspenduar me vendim të plotfuqishëm.

Kryetari i kuvendit njoftoi se dëshiron të mbajë seancë të mërkurën në orën 11 e 30 minuta

Ai ka kontaktuar me kryetarët e partive politike dhe përfaqësuesit e tyre në lidhje me këtë çështje, duke ua bërë të ditur njoftimin për vazhdimin e punës së kuvendit.

Bercow njoftoi se deputetët do të kenë mundësi të paraqesin pyetje urgjente për ministrat dhe të kërkojnë interpelanca për anëtarët e kabinetit qeveritar.

Vazhdimi i punimeve të kuvendit erdhi pasi Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe gjykoi të martën se vendimi i kryeministrit Johnson për ndërprerjen e përkohshme të punës së institucionit legjislativ ka qenë i paligjshëm, shkruan “The Guardian”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco