Presidenti i Izraelit mbështet qeverinë e unitetit

Presidenti i Izraelit mbështet qeverinë e unitetit

19:16, 22/09/2019

Të dielën, presidenti i Izraelit filloi konsultimet me drejtuesit e partive për të diskutuar se kush duhet ta udhëheqë vendin, pasi nuk doli asnjë fitimtar i qartë nga zgjedhjet e javës së kaluar, duke sugjeruar që partia ‘Likud’ e Kryeministrit Benjamin Netanyahu, të bashkojë forcat me rivalin e tij kryesor.

‘Likud’ parti e krahut të djathtë e Netanyahut, nuk arriti për herë të dytë në pesë muaj, të sigurojë një fitore të qartë në zgjedhje, raporton Reuters.

Partia e qendrës ‘Blu dhe Bardhë’ e udhëhequr nga ish-shefi i forcave të armatosura Benny Gantz, ka një epërsi të vogël me votat e numëruara.

Gantz deri më tani ka kundërshtuar thirrjet e Netanyahu për t'u bashkuar me një qeveri uniteti.

Rezultatet gati-përfundimtare tregojnë se ‘Blu dhe Bardhë’ do të jetë partia e vetme më e madhe në parlamentin e ri, me 33 nga 120 vendet, ndërsa ‘Likud’ ka fituar 31 vende, tre më pak sesa kishte më parë.

Presidenti Reuven Rivlin filloi konsultimet me palët, në lidhje me zgjedhjen e një lideri për të krijuar një koalicion.

"Kjo është ajo që njerëzit duan. Askush prej nesh nuk mund ta injorojë atë, "tha ai.

Netanyahu dhe Gantz tani do të kërkojnë aleatë të mundshëm për të krijuar koalicionin, ku i mundshëm është ish-ministri i mbrojtjes i të djathtës ekstreme, Avigdor Lieberman. Ai siguroi tetë vende për partinë e tij Yisrael Beitenu, duke e bërë atë një drejtues të mundshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco