Mattarella thirrje BE-së: Trajtoni çështjen e riatdhesimit të azilkërkuesve

Mattarella thirrje BE-së: Trajtoni çështjen e riatdhesimit të azilkërkuesve

18:40, 22/09/2019

Presidenti Italian, Sergio Mattarella ka theksuar nevojën për ndarjen e përgjegjësisë për të menaxhuar fluksin e migrantëve.

Ai ka argumentuar se BE-ja duhet të trajtojë çështjen e riatdhesimit të azilkërkuesve, në kohën kur kërkesat e tyre janë refuzuar, pas takimit të tij të mërkurën me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

“Ne mendojmë se është e nevojshme që vendet të ndiejnë përgjegjësinë për të aktivizuar mekanizmat e përbashkëta të rishpërndarjes dhe që Bashkimi Europian duhet të marrë përsipër detyrën e riatdhesimeve … për ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në BE,” deklaroi Mattarella.

Ai është shprehur edhe mbi situatën ekonomike botërore, duke deklaruar se: “Tensionet e tregtisë dhe kërcënimi i luftërave tregtare krijojnë rrethana veçanërisht të komplikuara, kështu që është e nevojshme që të merren masa që stimulojnë tregjet e brendshme dhe të zhvillohen investime për të ruajtur ekuilibrin e ekonomive të vendeve,” deklaroi presidenti italian Mattarella.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco