FOTO/ Sulmon me makinë xhamin, autori plagos veten me thikë

FOTO/ Sulmon me makinë xhamin, autori plagos veten me thikë

18:02, 22/09/2019

Një agresor ka sulmuar me automjetin e tij, një xhami në qytetin Colmar të Francës, sipas Anadolu Agency.

Në një deklaratë nga prefektura e Haut-Rhin bëhet e ditur se agresori në Colmar ka drejtuar automjetin e tij drejt xhamisë.

Lidhur me ngjarjen, autoritetet kanë nisur një hetim, për të zbardhur arsyet e ngjarjes, si dhe nësë ka lidhje me ndonjë sulm të mundshëm terrrorist.

Prokurorja në Colmar, Catherine Sorita-Minard ka deklaruar se personi në fjalë ka plagosur veten me thikë në fyt dhe se do t’i nënshtrohet një operacioni në spital.

Po ashtu bëhet e ditur se në xhami janë shkaktuar dëme materiale.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka pasur dëme njerëzore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco