Salvini propozon ndryshime: Presidenti nga populli, me zgjedhje të drejtpërdrejta

Salvini propozon ndryshime: Presidenti nga populli, me zgjedhje të drejtpërdrejta

17:49, 22/09/2019
A+ Aa A-

Lideri i Ligës së Veriut Matteo Salvini, deklaroi dje se presidenti italian duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Presidenti, i cili vepron si mbrojtës i Kushtetutës dhe si gjyqtar i sistemit politik, aktualisht është zgjedhur nga parlamenti.

“Unë mendoj se, nëse nuk do të ndodhë në vitin 2022, atëherë në 2029 kreu i shtetit mund të zgjidhet direkt nga qytetarët”.

Përpjekja e ish ministrit të Brendshëm Salvini, muajin e kaluar, për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme dështoi pasi ish aleatët e tij të qeverisë në Lëvizjen Pesë Yjet ranë dakord për një pakt me Partinë Demokratike për të formuar një qeveri të dytë nën mbikqyrjen e Giuseppe Conte.

Salvini, partia e të cilit është aktualisht shumë përpara në sondazhet, deklaroi se ai ishte i sigurt se do të kishte votat e nevojshme në parlament në të ardhmen për të kryer këtë reformë kushtetuese.

“Unë nuk mendoj se qeveria aktuale Pesë Yjet-Partia Demokratike do të zgjasë deri në vitin 2022, kur do të zgjidhet pasardhësi i presidentit Sergio Mattarella,” deklaroi Salvini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco