Strategjia diplomatike amerikane ndaj Iranit, po funksionon

Strategjia diplomatike amerikane ndaj Iranit, po funksionon

17:21, 22/09/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, thotë se Shtetet e Bashkuara po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike të tensioneve me Iranin, që po fajësohet për sulmin ndaj komplekseve saudite të naftës, por ai paralajmëroi se nëse diplomacia dështon, Presidenti Donald Trump “do të marrë vendimet e nevojshme për të arritur objektivat tona”.

Zoti Pompeo i tha televizionit ABC se vendimi i fundit i administratës amerikane për të dërguar trupa shtesë të mbrojtjes ajrore amerikane në Arabinë Saudite do të “përmirësojë aftësitë” dhe “do ta bëjë më të vështirë” për Iranin, sipas VOA.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani tha të dielën se prania e forcave të huaja në rajonin e Gjirit Persik do të krijonte “pasiguri në rajon”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper tha se forcat amerikane në rajon do të ishin të natyrës mbrojtëse.

Sulmi i 14 shtatorit nxorri në pah se sa të ekspozuara janë komplekset e naftës në rajon ndaj sulmeve të dronëve dhe raketave.

Presidenti Trump njoftoi të premten për sanksione të reja ndaj bankës kombëtare të Iranit, duke e shkallëzuar më tej presionin ekonomik ndaj Republikës Islamike, por duke u përmbajtur nga çdo veprim direkt ushtarak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco