Tragjedi/ Humbet kontrollin e autobusit, 26 viktima dhe 12 të plagosur

Tragjedi/ Humbet kontrollin e autobusit, 26 viktima dhe 12 të plagosur

16:58, 22/09/2019

Sipas njoftimeve të autoriteteve pakistanezë, në një aksident me autobus në një rajon malor në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, së paku 26 persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë lënduar.

Zëdhënësi i policisë në qytezën Diamer, tha se aksidenti besohet të ketë ndodhur pasi shoferi i autobusit e ka humbur kontrollin e mjetit.

Disa zyrtarë dyshojnë se autobusit nuk i kanë punuar frenatt, ndërsa disa të tjerë mendojnë se shoferin e ka zënë gjumi gjatë vozitjes.

Rajoni i Gilgit-Baltistanit është vend malor, me rrugë të ngushta, të cilat janë të hapura për qarkullim vetëm nga muaji maj deri në tetor, ndërsa bllokohen nga bora e madhe gjatë dimrit të gjatë.

Aksidentet e trafikut në Pakistan janë mjaft të shpeshta për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve, vozitjes së pakujdesshme dhe automjeteve të vjetra.

Sipas statistikave zyrtare, mesatarisht 15 deri 16 mijë njerëz vdesin çdo vit në Pakistan për shkak të aksidenteve në trafik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco