FOTO/ Policia përplaset me protestuesit, gaz lotsjellës dhe arrestime

FOTO/ Policia përplaset me protestuesit, gaz lotsjellës dhe arrestime

16:31, 22/09/2019

Policia e Hong Kongut ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës të cilët po marshonin të shtunën në protestat e vazhdueshme për muaj të tërë.

Shumë dyqane u mbyllën për shkak të dhunës dhe policia arrestoi disa persona, sipas Rel.

“Protestuesit radikalë kanë shkaktuar dëme të shumta si dhe bllokim të trafikut, po ashtu protestuesit kanë hedhur bombola të gazit të cilat janë shumë të rrezikshme për jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ditë më parë, udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha të martën se ajo dhe ekipi i saj do të fillojnë dialogun me qytetarët, ndërsa përsëriti se dhuna që ka rrënuar qytetin gjatë tre muajve të protestave duhet të marrë fund.

"Shoqëria e Hong Kongut ka grumbulluar shumë çështje të thella ekonomike, sociale dhe madje edhe politike. Shpresoj se këto forma të ndryshme të dialogut mund të ofrojnë një platformë për të diskutuar", u tha Lam gazetarëve në një konferencë për media.

Protestuesit në Hong Kong kërkojnë ndihmë nga presidenti Trump.

Hong Kongu, një ish-koloni britanike është përfshirë në protesta që shpesh kanë qenë të dhunshme.

Shkaku i trazirave ishte një projektligj për ekstradim, i cili lejonte që njerëzit të dërgoheshin për tu gjykuar nga Hong Kongu në territorin e Kinës.

Autoritetet e tërhoqën projektligjin, mirëpo kërkesat e protestuesve u zgjeruan duke bërë thirrje për hetim të pavarur ndaj dhunës së tepruar nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco