FOTO/ Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e kanabisit, tre punëtorë të plagosur

FOTO/ Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e kanabisit, tre punëtorë të plagosur

20:25, 20/09/2019

Një fabrikë ku kanabisi rritej me drita brenda ndërtesës është përfshirë nga një shpërthim i fuqishëm, ku flakët kanë arritur lartësinë deri në 10 metra dhe kanë plagosur babain dhe dy fëmijët e tij.

Shpërthimi ka ndodhur në zonën e Tree Of Light në Viale Edison në Trezzano sul Naviglio, Itali, pasditen e kësaj të premte, rreth orës 3.45, raporton Milanotoday.

Pas shpërthimit të madh, flakët shkatërruan kanalet derdhëse të lëndëve aktive, që përdoreshin në sektorin e dritës së kanabisit.

Bilanci është tre të plagosur, një burrë 66-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 20 dhe 25 vjeç, ku ky i fundit ka pësuar djegie të rënda.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por sipas informacioneve paraprake, ngjitur me këtë fabrike ka qënë një departament që merret me distilimin e bimëve, ku si pasojë mund të kenë shpërthyer lëndët kimike që përdoren për distilimin e tyre.

Autoritet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco