SHBA nis revanshin, sanksione kundër bankës kombëtare të Iranit

SHBA nis revanshin, sanksione kundër bankës kombëtare të Iranit

18:31, 20/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione kundër Bankës Kombëtare të Iranit, por nuk dha hollësi të tjera.

I pyetur rreth alternativave ushtarake për Iranin, ai tha se Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë të përgatitura, raporton VOA.

Pentagoni do t’i paraqesë të premten një gamë të gjerë opsionesh ushtarake Presidentit Trump, ndërkohë që ai shqyrton mundësitë për t’iu kundërpërgjigjur atij që zyrtarët e administratës e quajnë një sulm të pa precedent të Iranit ndaj industrisë saudite të naftës.

Presidentit do t’i paraqitet një listë objektesh për sulme ajrore brenda Iranit, midis alternativave të tjera të mundshme.

Gjeneralët pritet ta paralajmërojnë atë se një veprim i mundshëm ushtarak kundër Republikës Islamike mund të përshkallëzohet në luftë, sipas disa zyrtarëve amerikanë që folën në kushte anonimiteti.

Irani ka mohuar se ka qenë i përfshirë në goditjen e rafinerive saudite dhe paralajmëroi SHBA se çdo sulm do të shkaktonte një "luftë në të gjitha frontet", me një kundërpërgjigje të menjëhershme nga Teherani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco