Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

VIDEO-FOTO/ Arrestime në protestën e parë globale të klimës në Londër

VIDEO-FOTO/ Arrestime në protestën e parë globale të klimës në Londër

17:09, 20/09/2019
A+ Aa A-

Policia hyri mes protestuesve dhe bëri arrestime, ndërsa protesta më e madhe në botë për klimën, mbërriti sot në Londër, ku me qindra mijëra britanikë, morën pjesë në demonstratat në të gjithë vendin.

Aktivistët, shumë prej të cilëve mbanin flamuj të rebelimit kundër zhdukjes së mjedisit, kanë zbritur në kryeqytet, ndërsa lëvizja ‘Global Strike për Ndryshimin e Klimës’ nisi në Britani të Madhe, për të vazhduar me protestat në të gjithë planetin, raporton Dailymail.

Policia Metropolitane tha që dy persona ishin arrestuar në Strand, për shkeljen e kushteve të vendosura ndaj protestuesve, që diktojnë se ata duhet të mblidhen në një vend specifik në Westminster, në Londrën qendrore.

Nxënësit e shkollës, shumë prej tyre të veshur me uniformat e shkollës, u bashkuan në më shumë se 200 ngjarje të ndryshme klimatike në Britani, pasi u nxitën të marinin pjesë nga ligjëratat e sotme.

Politikanët kanë qenë të ndarë nëse studentët duhet të ndalojnë mësimet për të marrë pjesë në protestat e klimës, me udhëheqësin e Punës Jeremy Corbyn dhe kryetarin Sadiq Khan, ku në mesin e atyre, ata lavdëruan demonstruesit e rinj.

Drejtuesit e shkollave shtetërore u kanë bërë thirrje të rinjve të mos marrin pjesë, duke thënë se ata e kuptojnë forcën e ndjenjës për këtë çështje, por kanë shqetësime për mirëqenien e nxënësve.

Por Suzie Longstaff, drejtuese e Shkollës së Mesme private Putney në Londrën jug-perëndimore, tha që të rinjtë duhet të jenë në gjendje të marrin vendimet e tyre nëse do të marrin pjesë në aksionin e sotëm.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco