Me vaj në mushkëri, 19 vjeçari në gjendje të rëndë nga cigarja elektronike

Me vaj në mushkëri, 19 vjeçari në gjendje të rëndë nga cigarja elektronike

15:21, 20/09/2019
A+ Aa A-

Imazhet tronditëse të skanimit tregojnë mushkëritë e dëmtuara të një djali 19-vjeçar, të cilin zakoni i përdorimit të cigares elektronike e la pothuajse e la të vdekur.

Anthony Mayo, 19 vjeç, nga Erie, Pensilvani, u sëmur rëndë javën e kaluar, duke mos mundur të merrte frymë, dukej i zbehtë dhe të ndjehej i sëmurë. 

Mjekët zbuluan se mushkëritë e tij ishin mbingarkuar rëndë me vaj cigareje të ngurtësuar.

Kjo kishte bërë që Anthony, i cili i kishte përdorur ato për rreth dy vjet, të kishte mushkëritë e një duhanpirësi 60-vjeçar, dhe ishte njësoj sikur të kishte pirë dy-paketa në ditë.

Nivelet e tij të oksigjenit u ulën mjaft, dhe ai tani po kurohet në spital ndërsa mjekët po punojnë për të pastruar mushkëritë e tij.

Nëna e Anthony, Tanya, e cila ka ngritur një faqe për mbledhjen e fondeve, ndau imazhin e skanimit në Facebook. 

Mushkëria e majtë është bllokuar rreth 80 për qind ndërsa e djathta rreth 50 për qind dhe niveli i oksigjenit është 37.

Sipas mjekut polmonar që ai kishte parë njerëz të vdekur me një nivel më të lartë të oksigjenit.

Një rikuperim i plotë është i pasigurt ... Vetëm koha do të tregojë. F.H/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco