Francë, lidhën pronarët e kështjellës dhe vodhen xhevahirë në vlerë 2 milionë euro

Francë, lidhën pronarët e kështjellës dhe vodhen xhevahirë në vlerë 2 milionë euro

08:37, 20/09/2019
A+ Aa A-

Prokurorja Beatrice Angelelli-Lamotte tha se policia është vënë në kërkim të hajdutëve që kishin grabitur gjatë natës së kaluar në kështjellën Chateau de Vaux le Vicomte në juglindje të Parisit.

Gjashtë hajdutë të paidentifikuar hynë në një nga kështjellat më të njohura të Francës, lidhën pronarët e tyre dhe ikën me xhevahirë dhe para të gatshme me vlerë prej të paktën 2 milionë euro.

Prokurorja Beatrice Angelelli-Lamotte deklaroi se policia është vënë në kërkim të hajdutëve që kishin grabitur gjatë natës së kaluar në kështjellën Chateau de Vaux le Vicomte në juglindje të Parisit.

Ajo deklaroi se hajdutët nuk ishin të armatosur dhe se pronarët, një çift në vitet e 80-ta, nuk u lënduan.

Kështjella e shekullit të 17-të ka tërhequr vëmendjen nga yjet e të gjithë botës, veçanërisht që nga viti 2007, më konkretisht dasma e Eva Longoria dhe yllit të NBA-së Tony Parker, të cilët më vonë u divorcuan.

Kështjella fillimisht ishte projektuar për ministrin e Financave të Mbretit Louis XIV, Nicolas Fouquet, e cila ka një sallon me dysheme mermeri, dhomë për ngrënie me llambadar dhe kopshte të krasitura me përkushtim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco