Shuhet brenda makinës 2-vjeçari, babai e harroi kur shkoi në punë

Shuhet brenda makinës 2-vjeçari, babai e harroi kur shkoi në punë

22:02, 19/09/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku babai 43-vjeçar, i cili punonte në një universitet inxhinierie në Katania, po hetohet për vrasje nga pakujdesia.

Hetuesit ka thënë për mediat se tashmë është njeri i shkatërruar. Vetëm qan dhe s’di ta shpjegojë se si ndodhi diçka e tillë.

Ai e harroi djalin 2-vjeçar të lidhur në ndenjësen e pasme të makinës, te parkimi i universitetit.

Vetëm kur e mori në telefon e shoqja, një kardiologe, e cila i tha se fëmija nuk ishte në kopsht, ai u kujtua se ku e kishte lënë.

I dëshpëruar, ai vrapoi te parkimi i universitetit por për vogëlushin ishte shumë vonë.

Vapa mbi 30 gradë e kishte nxehur makinën shumë dhe foshnja kishte vdekur nga dehidratimi, në agoni të tmerrshme.

Fatkeqësisht, rastet e tilla nuk janë të pakta. Po në Katania ka ndodhur e njëjta tragjedi, me një fëmijë po dy-vjeçar, në vitin 1998.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco