Pranga për burrat që tradhtojnë gratë, ja cili shtet ka gati ligjin e ri

Pranga për burrat që tradhtojnë gratë, ja cili shtet ka gati ligjin e ri

21:17, 19/09/2019
A+ Aa A-

Kriminalizohen marrëdhëniet seksuale jashtë martesës dhe konsiderohen të jashtëligjshme ato mes personave të të njëjtit seks, në ligjin e ri që përgatitet të miratohet në Indonezi.

Lëvizja është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut, që e përshkruajnë si shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave themelore.

Projekt-ligji i cili parashikon gjithashtu dënime për fyerjen e presidentit, është vendosur të miratohet me urgjencë javën e ardhshme, pasi qeveria i dha aprovim të mërkurën.

‘Human Rights Watch’ e cilësoi këtë draft “rrënues jo vetëm për gratë dhe pakicat fetare e ato gjinore, por për të gjithë indonezianët”, ndërsa u bëri thirrje  ligjvënësve vendas të heqin nenet e diskutueshme përpara se projektligji të aprovohet.

Mbetet të shohim në javën pasardhëse se cfarë do të ndodhë me këtë projekt-ligj ‘diskriminues’, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco