Vdes ish-presidenti diktator, ndodhej në ekzil

Vdes ish-presidenti diktator, ndodhej në ekzil

18:39, 19/09/2019
A+ Aa A-

Zine el-Abidine Ben Ali, ish-presidenti diktator i Tunizisë, ka ndërruar jetë në moshën 83 vjecare, konfirmon familja e tij.

Ish-presidenti diktatori, drejtoi vendin për 23 vjet por mori kritika të gjera për shtypjen e lirive politike dhe korrupsionit.

Në vitin 2011, ai u detyrua të jepte dorëheqjen pas protestave masive në rrugë.

Menjëherë pasi la detyrën, ish-presidenti u nis drejt Arabisë Saudite, ku qëndroi derisa ndërroi jetë.

Në vitin 2012, ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e protestuesve në revolucion në vitin 2011.

Një gjykatë e veçantë e burgosi atë me 20 vjet për nxitje të dhunës dhe vrasjeve.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco