Austria bllokon marrëveshjes tregtare ‘Mercosur’, midis BE-së dhe Amerikës së Jugut

Austria bllokon marrëveshjes tregtare ‘Mercosur’, midis BE-së dhe Amerikës së Jugut

17:43, 19/09/2019
A+ Aa A-

Deputetët në Austri kanë bërë një goditje në marrëveshjen tregtare të BE-së me bllokun ekonomik të Amerikës së Jugut, duke kërkuar një veto qeveritare mbi marrëveshjen 'Mercosur'.

Draft-marrëveshja e tregtisë së lirë u desh 20 vjet për t'u përfunduar dhe BE e ka përshkruar atë si marrëveshjen e saj më të madhe deri më tani, raporton BBC.

Franca dhe Irlanda kanë paralajmëruar se do të refuzojnë marrëveshjen nëse Brazili nuk bën më shumë për të frenuar zjarret në pyjet tropikale të Amazonës.

Grupet austriake thonë se marrëveshja duhet të bëjë më shumë për të zgjidhur çështjet e mjedisit.

Njëra nga partitë kryesore të Austrisë e hodhën poshtë marrëveshjen në një nën-komision parlamentar.

Marrëveshja ‘Mercosur’ përfshin katër ekonomi të Amerikës së Jugut, Brazilin, Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain.

Anëtari i pestë, Venezuela, aktualisht është pezulluar.

Pa u mbështetur nga çdo qeveri në BE, marrëveshja e ‘Mercosur’ nuk mund të kalojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco