Italia, 2000 euro për ata që i çojnë për skrap, makinat ndotëse

Italia, 2000 euro për ata që i çojnë për skrap, makinat ndotëse

12:19, 19/09/2019
A+ Aa A-

Qeveria italiane po ndërmerr një hap të ri për të ndaluar ndotjen e ambientit: Ajo po studion një bonus prej dymijë eurosh për ata që e çojnë për skrap, makinën që është në shkelje të rregullave të BE-së, pasi nuk respekton përcaktimet për cilësinë e ajrit. 

Masa përmbahet në draftin e dekretit për klimën që mund të ekzaminohet tashmë në Këshillin e Ministrave. 

Ata që heqin makinën e cila mund të bëhet shkak për ndotje do t'u jepet një bonus prej 2 mijë eurosh që do të përdoren brenda pesë viteve të ardhshme për blerjen e abonimeve të transportit publik vendor dhe rajonal dhe shërbimeve të tjera shtesë, përfshirë këtu edhe lëvizjen e përbashkët me automjete elektrike ose me mjete me emetim zero, gjithashtu në favor të bashkëjetesës së anëtarëve të familjes Evropiane. 

Stimujt e rinj për rinovimin e makinave janë vetëm një pjesë e planit të programit të "gjelbër" të qeverisë. 

Ajo do të bazohet në investime publike, duke përfshirë parandalimin sizmik dhe rreziqet hidrogeologjike, në subvencione për ato private, për shembull në energji të rinovueshme, ose rikualifikimin e energjisë së ndërtesave, por edhe në reduktimin e shpenzime "të dëmshme" për mjedisin. 

    Marrë nga: corriere.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco