VIDEO/ Pamjet e frikëshme nga zjarri në fabrikën e kimikateve në Stamboll

VIDEO/ Pamjet e frikëshme nga zjarri në fabrikën e kimikateve në Stamboll

11:24, 19/09/2019
A+ Aa A-

Një shpërthim i shkaktuar nga një zjarr në një fabrikë kimikatesh në Stamboll bëri që një cisternë metalike të fluturonte në ajër.

Nga shpërthimi mbetën të plagosur 2 zjarrfikës ndërsa nuk raportohet ende për viktima.

Flakët nisën në fabrikën në zonën e Tuzla në anën aziatike. Nuk dihen ende shkaqet.

Zjarrfikësit u lënduan në përpjekje për të shuar flakët, që u përhapën në automjetet në parkingun e fabrikës.

Një ekip prej 138 personash dhe 20 zjarrfikësesh po punon për shuarjen e flakëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco