FOTO/ Kishte ‘bririn e djallit’ në kokë, e heq pas 5 vjetësh

FOTO/ Kishte ‘bririn e djallit’ në kokë, e heq pas 5 vjetësh

22:31, 18/09/2019
A+ Aa A-

Kirurgët kanë hequr “bririn e djallit” prej 10 cm, nga një fermer indian 74-vjeçar.

Në fillim burri kishte kërkuar nga një berber lokal dhe vëllai i tij për të shkurtuar rritjen ndër vite.

Shyam Lal Yadav, nga fshati Rahli në Madhya Pradesh, pësoi një dëmtim të kokës në vitin 2014, pas së cilës ai mbeti me një gungë në kurorën e kokës, e cila u rrit në mënyrë të qëndrueshme gjatë pesë viteve të ardhshme në një gjatësi prej afro 10 cm.

Briri i rrallë i lëkurës përbëhej nga keratina, një substancë që gjendet tek thonjtë e këmbëve dhe flokët e njeriut, e cila mund të jetë me tepricë tek të moshuarit.

“Fillimisht, ai e injoroi atë pasi nuk shkaktonte ndonjë shqetësim. Gjithashtu, ai e preu tek berberi lokal”, tha kirurgu Vishal Gajbhiye.

Gajbhiye kreu operacionin në Spitalin Bhagyoday Tirth në Sagar City pasi një skanim CT përcaktoi se ishte e sigurt për ta bërë këtë. Yadav kaloi 10 ditë në spital duke u shëruar dhe iu nënshtrua një “shartimi” lëkure për të mbuluar plagën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco