Iranit pezullohet nga gara ndërkombëtare në xhudo, diskriminoi atletë izraelit

Iranit pezullohet nga gara ndërkombëtare në xhudo, diskriminoi atletë izraelit

17:40, 18/09/2019
A+ Aa A-

Irani është pezulluar nga gara ndërkombëare në xhudo për shkak të bojkotimit të atletëve izraelitë.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka thënë më 18 shtator se Irani është pezulluar nga gara për shkak të diskriminimit të atletëve izraelitë dhe shkeljeve tjera të lidhura me manipulim të rezultateve, raporton Rel.

Federata ka thënë se “ka arsye të forta për të besuar se Federata e Xhudos në Iran do të vazhdojë të kryejë shkelje kundër interesave, parimeve dhe objektivave të Federatës Ndërkombëtare”.

Ky pezullim vjen pasi kampioni botëror, Saeid Mollaei është larguar muajin e kaluar nga ekipi iranian në shenjë proteste ndaj politikës së bojkotit.

Mollaei ka thënë se vazhdimisht i është kërkuar nga zyrtarë iranianë të sportit që të largohet nga turnetë, në mënyrë që të mos përballet me garues izraelitë.

Mollaei aktualisht është duke u fshehur në Gjermani.

Irani nuk e njeh shtetësinë e Izraelit andaj ekipet iraniane në sport kanë vepruar sipas politikës së bojkotimit të izraelitëve për dekada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco