Trump zbardh emrat për këshilltar të Sigurisë Kombëtare

Trump zbardh emrat për këshilltar të Sigurisë Kombëtare

23:17, 17/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti Trump zbardhi të martën emrat e pesë kandidatëve që po i konsideron për këshilltar të sigurisë kombëtare pas shkarkimit të  John Bolton.

Duke folur me reporterët në bordin e Forcës Ajrore përmendi Robert C. O'Brien, i dërguari special presidencial për çështjet e pengjeve i cili ka ndërmjetësuar lirimin e të arrestuarve me profil të lartë në të gjithë botën dhe Gjeneral Major Ricky L. Waddell, këshilltari kryesor ushtarak i Sekretarit të Shteti Mike Pompeo, si dhe një ish-këshilltar i zv/ këshilltarit të sigurisë kombëtare të zotit Trump.

Presidenti gjithashtu renditi Lisa E. Gordon-Hagerty, sekretarin e energjisë për sigurinë bërthamore; Fred Fleitz, një ish shef i shtabit i z. Bolton në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Gjenerallejtënant Keith Kellogg, një oficer në pension që ka këshilluar zotin Trump që nga fushata e vitit 2016 dhe tani shërben si këshilltar i sigurisë kombëtare për Zëvendës Presidentin Mike Pence.

Në këtë mënyrë,  Trump përjashtoi disa të tjerë që ishin konsideruar ose propozuar prej tij, duke përfshirë dy ndihmësit kryesorë të Z. Pompeo - Stephen E. Biegun, i dërguari special për Korenë e Veriut dhe Brian H. Hook, i dërguari special për Iranin.

Një tjetër që ishte përmendur por nuk ishte përfshirë në listën e presidentit ishte Richard Grenell, ambasadori në Gjermani.

Këdo që do të zgjedhë përfundimisht zoti Trump, do të ishte këshilltari i tij i katërt për sigurinë kombëtare në më pak se tre vjet në detyrë, më shumë sesa çdo president tjetër ka pasur në një mandat të parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco