Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

FOTO/ Burri monstër vret gruan dhe 4 fëmijët e vegjël, zbulohet pasi u aksidentua në rrugë

FOTO/ Burri monstër vret gruan dhe 4 fëmijët e vegjël, zbulohet pasi u aksidentua në rrugë

22:45, 17/09/2019
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Florida, ku një burrë 38 vjeçar është akuzuar për vrasjen e gruas së tij dhe katër fëmijëve të tyre të vegjël, të cilët rezultonin të humbur për gjashtë javë.

Michael Jones Jr, 38 vjeç, u arrestua në Brantley County, Georgia, të dielën pasi furgoni i tij u rrëzua.

Kur një polic mbërriti në vendin e ngjarjes, raportoi erë të keqe që vinte nga brenda mjetit.

Trupat e tyre u gjetën brenda shtëpisë dhe një furgoni për gjithë periudhën dhe më pas, ai udhëtoi për në Xhorxhia për të hedhur trupat e tyre.

Në këtë pikë, burri i tha policit: “Ju mund të dëshironi të më vendosni prangat sepse ka një trup të vdekur brenda automjetit”, tha në një deklaratë zyra e Sherifit të County Brantley.

Kur u hap furgoni, u gjet brenda trupi i 32 vjeçares, Casei Jones.

Bazuar në deklaratat e Michael për policinë, autoritetet gjetën kufomat e katër fëmijëve të tyre në pyll në rrethin Charlton County vetëm disa orë më vonë.

Akuza nuk janë ngritur ende kundër Jones për vdekjen e Aiyana, 1 vjeç, Mercalli Jones, 2 vjeç, Preston, 5 vjeç dhe Cameron Bowers, 10 vjeç. Michael ishte babai i dy fëmijëve më të vegjël.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco