Zgjatet misioni i OKB-së në Afganistan, rezoluta votohet unanimisht

Zgjatet misioni i OKB-së në Afganistan, rezoluta votohet unanimisht

21:17, 17/09/2019
A+ Aa A-

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, votoi në mënyrë uninanime të zgjasë mandatin e misionit politik në Afganistan.

Kina kishte kërcënuar me veto, për shkak të një reference në dokument, për projektin e saj infrastrukturor “Rruga e Mëndafshit”, sipas Rel.

Por, dallimet u tejkaluan pas bisedimeve intenzive mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.

Për të kaluar një rezolutë, duhet të ketë nëntë vota pro dhe asnjë veto nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Franca, Rusia dhe Britania.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, i themeluar në vitin 2002, po ndihmon vendin të përgatitet për zgjedhjet e 28 shtatorit dhe po bën përpjekje për bisedime paqeje midis qeverisë afgane dhe talibanëve.

Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe militantëve talibanë për tërheqjen e trupave të SHBA-së u ndalen në fillim të këtij muaji.

Në Afganistan janë 14.000 forca amerikane dhe mijëra trupa të tjerë të NATO-s, 18 vjet pas pushtimit të vendit nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco