Zvicra gati një ‘taksë të vogël’ për rezidentët e huaj

Zvicra gati një ‘taksë të vogël’ për rezidentët e huaj

19:45, 17/09/2019
A+ Aa A-

E favorizon apo e dëmton Zvicrën prania e të huajve? Pyetja, e mer përgjigjen në varësi të orientimi politik, të atij që përgjigjet.

Krahu konservator populist e ka gati përgjigjen negative, ndërsa krahu liberal dhe kryesisht i majtë, këmbëngul në të mirat që i sjell Zvicrës, krahu punëtor me prejardhje nga jashtë.

Këtij diskutimi, i vjenë në ndihmë profesori i politikës ekonomike në Universitetin e Friburgut, Reiner Eichenberger, i cili ka prezantuar një këndvështrim të habitshëm lidhur me atë se si duhet të zgjidhet problemi i të huajve në Zvicër.

Ai mendon shkoqur se të huajt aktualisht më shumë i shkaktojnë dëm Zvicrës se sa 'ju shihet hajri'.

“Migracioni sot më shumë e dëmton Zvicrën se sa i shërben për të mirë asaj. Popullata në Zvicër shtohet për çdo vit për rreth 1 për qind. Kjo sjell më tepër CO2, më shumë kolona në rrugë dhe mungesë më të madhe të mësuesve në shkolla”.

Për këtë arsye Eichenberger kërkon një politikë të re migracioni. Edhe lirinë e lëvizjes duhet interpretuar në mënyrë të re, thotë ai. Dhe më interesantja: Migrimi në Zvicër nuk duhet të bëhet më falas për ata që vijnë.

Një lloj “takse turistike” për të huajt duhet të vihet, thotë ekonomisti zviceran. Sipas tij, të huajt duhet të vinë edhe më tutje por ata në pesë vitet e para të qëndrimit duhet të paguajnë një lloj takse “të vogël”: 12 deri 15 franga në ditë!

“Ne kemi shpenzime shumë të larta, të shkaktuara nga migracioni, sikur të bëhej më në fund një llogaritje e vërtetë e tyre…”, thotë ai. Dhe, i pyetur nëse migrantët potencialë mund të frikësoheshin nga një masë e tillë, përgjigja e tij është: Po, faleminderit).

Fakti se ndërkohë gjithnjë më pak njerëz nga vendet e BE-së migrojnë në Zvicër dhe që migrimi neto është përgjysmuar, sipas Eichenbereger-it nuk shpjegohet vetëm me përmirësimin e gjendjes ekonomike të migrantëve potencialë në vendet e tyre, përcjell albinfo.ch. Kjo, sipas tij shpjegohet edhe me faktin se Zvicra tashmë është stërmbushur dhe është bërë jo tërheqëse për ta.

Në të njëjtën kohë, shumica e madhe e studiuesve, kolegëve të profesorit në fjalë, kanë mendim të kundërt me të. Sipas tyre, Zvicra, mirëqenien e saj ia detyroni në masë të madhe të huajve, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, të huajt paguajnë më shumë taksa në krahasim me vendësit, ka thënë Fabian Schnell, hulumtues në organizatën Thunktank “Avenir Suisse”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco