Kushtet sanitare, policia franceze zhvendos qindra migrantë

Kushtet sanitare, policia franceze zhvendos qindra migrantë

19:25, 17/09/2019
A+ Aa A-

Policia franceze po zhvendos të paktën 900 migrantë nga një palestër dhe një kamp, pas shqetësimeve për sigurinë dhe higjenën.

Një zëdhënës i rajonit Nord tha se migrantët që po evakuohen përfshijnë një numër të paspecifikuar të fëmijëve dhe familjet e tyre, sipas Rel.

Mediat lokale thonë se migrantët janë kryesisht kurdë nga Iraku.

Një gjykatë këtë muaj urdhëroi që migrantët të largoheshin, në mënyrë që të ndalet dhuna dhe trafikimi i qenieve njerëzore në atë rajon.

Zëdhënësi tha se migrantët janë dërguar në strehimore të përkohshme dhe atyre u është lejuar të aplikojnë për azil.

Grupet e aktivistëve kanë paralajmëruar që evakuimet nuk i ndalojnë ardhjet emigrantëve në atë zonë.

Migrantët që ikin nga varfëria dhe konflikti, janë vendosur përgjatë bregdetit francez me shpresën se nga aty mund të të kalojnë në Britaninë e Madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco