Thyhet rrjeti i kokainës në Romë, drogë e sekuestruar dhe 22 persona të arrestuar

Thyhet rrjeti i kokainës në Romë, drogë e sekuestruar dhe 22 persona të arrestuar

19:16, 17/09/2019
A+ Aa A-

Një operacion i gjerë i policisë italiane, nga Marranella në Torpignattara, duke kaluar nëpër La Rustica, Acilia, Infernetto, Pietralata dhe Fonte Nuova, përfundoi me arrestimin e 22 personave të lidhur me trafikun e kokainës.

Operacioni i quajtur  “Lucifer”, i realizuar nga policia italiane ka goditur disa nga sheshet më të rëndësishme të tregut të drogës në kryeqytetin e vendit, duke sekuestruar 30 kilogramë kokainë.

Janë 22 urdhra-arreste me burg të kërkuara dhe të marra nga zëvendësprokurorja Nadia Plastina.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Davide Barberis, që konsiderohet njeri i afërt me shqiptarin Dorian Petoku.

Ky i fundit është një emër i njohur në qarqet e krimit të organizuar për shkak të lidhjeve me Arben Zogun.

Zogu konsiderohet si një nga eksponentët e “batteria di Ponte Milvio”, që për një kohë të gjatë është komanduar nga Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik, udhëheqësi i ultrasve të Lacios, i cili u vra më 7 gusht në një shesh në Romë.

Operacioni “Lucifer” ka goditur një grup të nivelit të mesëm të narkotrafikut, ku përfshihet siciliani Gaetano Mazza, për shembull, i cili aktualisht është i arratisur në Kolumbi, duke dërguar sasi të mëdha kokaine.

Pjesë e grupit është edhe Petoku, i cili pritet të ekstradohet nga Shqipëria, një njeri në qendër të hetimeve të ndryshme jo vetëm në tregun e drogës në rrugët historike të kryeqytetit italian por edhe në mjediset e biznesit.

Hetimet kanë nisur në mars 2017, në përpjekje për të hedhur dritë tek furnizuesit e mëdhenj të drogës që furnizojnë rrugët e Romës, veçanërisht përmes shqiptarëve.

Hetimet mbërritën edhe tek Davide Barberis. “Ne blejmë një kilogram kokainë, shtojmë dy pikë dhe fitojmë pa e prekur kurrë”, tha i dyshuari. Ata nuk e preknin drogën dhe nuk e shesin direkt pa e përpunuar, duke fituar miliona euro.

Për ta kapur atë, hetuesit duhej të vëzhgonin takimet ku ishin bërë marrëveshje. Kështu, erdhën tek goditja e disa pjesëtarëve të grupit.

Kriminelë të mëdhenj dhe rekrutë të rinj midis 25 dhe 30 vjeç, të cilët dërgojnë drogën direkt në shtëpinë e klientëve përmes porosive.

Jo të gjithë kanë mbajtur një profil të ulët. Në profilin e Facebook të një prej të arrestuarve, një të arratisuri në Londër, lexohen fjalët “Unë blej drogë“.

Ndër aktet theksohen aspiratat kriminale, ngjitjet dhe rënia e shefave aspirues.

Kokaina erdhi nga Kolumbia falë kontakteve të disa prej grupeve të lidhur me tregtarët e drogës me kartelet lokale.

Droga u shpërnda më pas në të gjitha lagjet ku u identifikuan shefat e zonës. Dorëzimi i drogës bëhej personalisht, me taksi dhe gjithashtu me korrier në makinë për të shmangur kontrollet e policisë.

Qarkullimi arrin në qindra mijëra euro në muaj. Midis të arrestuarve janë figura të njohura të nëntokës romake, por edhe shefa të rinj, siç është “mbreti i ri i Marranella”, një Afrikano-Verior që veproi me shoqërimin e disa italianëve në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco