Londra dhe Berlini i bashkohen SHBA-së: Sulmet në Arabinë Saudite kërkojnë përgjigje ndërkombëtare

Londra dhe Berlini i bashkohen SHBA-së: Sulmet në Arabinë Saudite kërkojnë përgjigje ndërkombëtare

18:02, 17/09/2019
A+ Aa A-

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ranë dakord se duhet të punojnë me partnerët ndërkombëtarë, për të ndërmarë një përgjigje të përbashkët ndaj sulmeve në objektet e naftës në Arabinë Saudite.

Të dy liderët gjithashtu ranë dakord se ekziston nevoja për shtensionimin e situatës në rajon, si dhe u angazhuan për një qasje të përbashkët ndaj Iranit, vend ky i cili është fajësuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për sulmin ndaj objekteve saudite të naftës, raporton VOA.

Irani ka mohuar përfshirjen në sulmet ajrore që kanë ndodhur të shtunën, të cilat është pretenduar të jenë kryer nga rebelët huthi në Jemen, që janë të lidhur me Iranin.

Disa zyrtarë amerikanë kanë thënë për mediat ndërkombëtare se drejtimi dhe madhësia e sulmit ngre dyshime për përfshirjen e rebelëve huthi.

Ky incident ka zvogëluar furnizimet me naftë me 5 %, çka ka ndikuar në rritje të çmimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco