Udhëheqësja e Hong Kongut thirrje për dialog, protestuesit duan hetim ndaj dhunës

Udhëheqësja e Hong Kongut thirrje për dialog, protestuesit duan hetim ndaj dhunës

17:29, 17/09/2019
A+ Aa A-

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha të martën se ajo dhe ekipi i saj do të fillojnë dialogun me qytetarët, ndërsa përsëriti se dhuna që ka rrënuar qytetin gjatë tre muajve të protestave duhet të marrë fund.

"Shoqëria e Hong Kongu-t ka grumbulluar shumë çështje të thella ekonomike, sociale dhe madje edhe politike. Shpresoj se këto forma të ndryshme të dialogut mund të ofrojnë një platformë për të diskutuar", u tha Lam gazetarëve në një konferencë për media.

Megjithatë ajo tha se kjo platformë e dialogut nuk do të thotë se autoritetet nuk do të ndërmarrin veprime të vendosura për të ndalur dhunën.

Hong Kongu, një ish-koloni britanike, është përfshirë në protesta që shpesh kanë qenë të dhunshme.

Shkaku i trazirave ishte një projektligj për ekstradim, i cili lejonte që njerëzit të dërgoheshin për tu gjykuar nga Hong Kongu në territorin e Kinës.

Autoritetet e tërhoqën projektligjin, mirëpo kërkesat e protestuesve u zgjeruan duke bërë thirrje për hetim të pavarur ndaj dhunës së tepruar nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco