Menyrë protestë kundër qeverise, politikanët e Koresë Jugore rruajnë kokën

Menyrë protestë kundër qeverise, politikanët e Koresë Jugore rruajnë kokën

11:38, 17/09/2019
A+ Aa A-

Lideri i opozitës në Korenë Jugore i është bashkuar politikanëve të tjerë që i kanë rruar flokët në publik në shenjë proteste kundër qeverisë.

Hëang Kyo-ahn i hoqi flokët para përkrahësve të tij dhe gazetarëve përballë pallatit presidencial të hënën në mbrëmje.

Akti simbolik është protestë kundër ministrit të ri të drejtësisë, Cho Kuk, familja e të cilit është e përfshirë në dyshime për korrupsion.

Javën e kaluar, dy deputete të Koresë Jugore e bënë të njëjtin veprim për shkak të këtyre dyshimeve për zyrtarin e lartë.

Ata po kërkojnë që ministri i drejtësisë të japë dorëheqje ose të shkarkohet nga presidenti Moon Jae-in.

Cho Kuk, ish-profesor i drejtësisë dhe ndihmës i presidentit, u zgjodh ministër i drejtësisë javën e kaluar.

Sidoqoftë, politikanët e opozitës reaguan kundër zgjedhjes së tij në këtë pozitë për shkak të akuzave për mashtrim akademik dhe krime financiare ndaj familjes së tij.

Gruaja e tij akuzohet për mashtrim, më saktësisht për ndihmë të paligjshme që ia mundësoi vajzës së tyre regjistrimin në universitet dhe fitimin e bursave, shkruan “BBC”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco