Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

NATO në alarm prej sulmeve në Arabinë Saudite Shefi i NATO, Jens Stoltenberg, mbërriti në Irak dje, më 16 September 2019

NATO në alarm prej sulmeve në Arabinë Saudite

09:58, 17/09/2019
A+ Aa A-

Udhëheqësi i aleancës ushtarake të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve, pas sulmeve në fundjavë mbi objektet e naftës në Arabinë Saudite.

"U bëjmë thirrje të gjitha palëve që t'i parandalojnë sulmet e tilla përsëri, sepse ato mund të kenë pasoja negative në gjithë rajonin. Ne jemi tejet të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit", tha Stoltenberg në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP.

Të hënën, Shtetet e Bashkuara publikuan disa imazhe satelitore që tregojnë dëmtime në objektet e naftës dhe ato e drejtuan gishtin e fajit kah Irani. SHBA prezanton të dhëna për përfshirje të Iranit në sulmin e rafinerive saudite

Irani e mohoi përfshirjen në sulme. 

Rebelët Huthi në Jemen, të cilët janë të lidhur me Iranin, e morën përgjegjësinë. Huthit kanë kryer sulme në tokën saudite edhe më parë. Por, të fundit ishin shumë më të mëdha dhe goditën fabrikën më të madhe në botë për përpunimin e naftës dhe një fushë tjetër të naftës.

Efekti i menjëhershëm ishte zvogëlimi për 5% i furnizimeve globale me naftë dhe rritja e çmimeve. Stoltenberg po ashtu tha se Irani "po e destabilizon gjithë rajonin"./REL

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco