Trump: Nuk duam luftë me Iranin, por SHBA është e gatshme

Trump: Nuk duam luftë me Iranin, por SHBA është e gatshme

08:37, 17/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se nuk dëshiron luftë me Iranin, por në çdo rast SHBA është e gatshme me armë, avionë dhe raketa.

"Ne po shohim nëse Irani është prapa sulmeve në Arabinë Saudite. Unë nuk dua një luftë me Iranin, do të përpiqem ta shmang atë, por SHBA është e gatshme me armët, avionët, raketat dhe sistemet e tjera më të mira", tha Donald Trump ndërsa po fliste me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Diplomacia nuk është ezauruar kurrë, deklaroi Trump i cili u pyet nga gazetarët nëse u kishte premtuar sauditëve se Shtetet e Bashkuara do t'i mbrojnë ata.

"Jo, nuk ua kam premtuar këtë sauditëve," u përgjigj Presidenti Trump. "Duhet të ulemi me sauditët dhe të bëjmë diçka," tha ai.

Presidenti njoftoi se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe zyrtarë të tjerë amerikanë do të shkojnë në Arabinë Saudite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco