FOTO/ Lajm i mirë nga atmosfera, ‘vrima e ozonit’ nuk është hapur gjatë 2019

FOTO/ Lajm i mirë nga atmosfera, ‘vrima e ozonit’ nuk është hapur gjatë 2019

14:17, 16/09/2019
A+ Aa A-

Vrima e ozonit mbi Antarktik këtë vit mund të jetë një nga më të voglat që është parë në tri dekada, thonë shkencëtarët.

Vëzhgimet e boshatisjes së gazit në amtosferë tregojnë se vrima nuk është hapur në vitin 2019 në mënyrën siç bën zakonisht, sipas Rel.

Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës së Kopernikut tha se vrima aktualisht përfshin më pak se gjysmën e zonës që zakonisht shihet në mes të shtatorit.

Vrima është gjithashtu larg polit, shtoi agjencia e Bashkimit Evropian.

Ozoni është një molekulë e përbërë nga tre atome të oksigjenit.

Ai është përgjegjës për filtrimin e rrezatimit të dëmshëm ultraviolet nga Dielli.

Vincent-Henri Peuch, i cili udhëheq agjencinë e BE-së, tha se madhësia e vrimës, e parë këtë vit, është inkurajuese, por theksoi se është e rëndësishme që të vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për rimëkëmbjen e shtresës së ozonit.

Protokolli i Montrealit, i nënshkruar nga qeveritë e vedeve të ndryshme në vitin 1987, parasheh përmirësimin e situatës duke ndaluar prodhimin dhe përdorimin e kimikateve më të dëmshme.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco