Liberal demokratët britanikë, Swinson: Anulojmë Brexit nëse marrim qeverinë

Liberal demokratët britanikë, Swinson: Anulojmë Brexit nëse marrim qeverinë

12:39, 16/09/2019

Liberal-demokratët britanikë janë zotuar të anulojnë Brexit nëse do të arrijnë sukses në zgjedhjet e ardhshme dhe shkojnë në qeveri, sipas vendimit të partisë me shumicë dërrmuese, në një samit në Bournemouth.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të luftuar për vendin tonë në Europë dhe për të ndaluar krejt Brexitin”, tha liderja Jo Swinson duke shtuar se ata do të punojë për të promovuar një referendum të ri dhe për të parandaluar një Brexit të rrezikshëm pa marrëveshje me BE.

Duke paraqitur mocionin për të revokuar nenin 50, Swinson tha se ”Brexit do të na bënte më të varfër dhe do të rrezikonte ndarjen e Britanisë së Madhe”.

Vendimi i liberal-demokratëve erdhi në prag të takimit midis kryeministrit Boris Johnson dhe presidentit të Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, për të provuar një negocim përfundimtar para datës fatale të 31 tetorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco