Sulmet në puset e naftës në Arabinë Saudite/ ‘Erë lufte’ mes SHBA dhe Iranit

Sulmet në puset e naftës në Arabinë Saudite/ ‘Erë lufte’ mes SHBA dhe Iranit

11:29, 16/09/2019
A+ Aa A-

Rikthehen tensionet e forta mes SHBA dhe Iranit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar disa pamje satelitore që thuhet se mbështesin pretendimin se Irani qëndron pas sulmeve të fushat e naftës në Arabinë Saudite.

Uashingtoni citon burime të inteligjencës që mbështesin këtë akuzë, por Irani mohon çdo përfshirje në sulmet ajrore të së shtunës.

Sipas BBC, zyrtarët amerikanë thonë se drejtimi dhe shtrirja e sulmeve tregon se Irani mund të jetë përfshirë.

Por çfarë ka ndodhur?

Fushat e naftës u sulmuan me dron të shtunën. Përgjegjësinë për sulmin e morën rebelët Huthi në Jemen, që janë në konflikt me Arabinë Saudite. Rebelët Huthi kanë mbështetjen e Iranit.

Incidenti ka bërë që të rriten çmimet e naftës pasi ka ulur furnizimin global me 5 përqind.

Të dielën, presidenti amerikan Donald Trump akuzoi direkt Iranin, duke thënë se amerikanët janë gati me ‘gishtin në këmbëz’.

Një zyrtar tha se Donald Trump është plotësisht i ndërgjegjshëm se pas këtij sulmi qëndron Irani.

Sulmi i të shtunës shënjestroi një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Arabinë Saudite. Ajo është pika më e afërt me kufirin jemen- megjithatë është sërish 770 kilometra larg.

Jemeni është në mesin e një konflikti shkatërrimtar që ka nisur në mars të vitit 2015, kur rebelët Huthi morën nën kontroll shumicën e anës perëndimore të vendit, duke detyruar presidentin të arratiset.

E alarmuar nga ky grup rebel, që ka mbështetjen e Iranit, Arabia Saudite nisi një sulm ajror.

Konflikti ka shkaktuar të paktën 7290 viktima dhe ka lënë 80 përqind të popullsisë prej 24 milionë në nevoja humanitare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco