‘Brexit’ në 31 tetor, Mbretëria e Bashkuar do refuzojë çdo vonesë

‘Brexit’ në 31 tetor, Mbretëria e Bashkuar do refuzojë çdo vonesë

08:53, 16/09/2019
A+ Aa A-

Mbretëria e Bashkuar nuk do e shtyjë Brexitin, përtej afatit të 31 tetorit.

Kjo do t'i bëhet e ditur Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker gjatë një takimi me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Takimi që do të zhvillohet ditën e sotme është i pari që kur Johnson mori detyrën e kryeministrit.

Burimet bëjnë të ditur se Johnson do të theksojë se dëshiron të sigurojë një marrëveshje deri më 18 tetor, pas një samiti të rëndësishëm të BE.

Por nëse kjo nuk është e mundur ai do të "refuzojë çdo vonesë të ofruar" dhe do të largohet pa marrëveshje.

Shefi i BE-së për negociatat Brexit, Michel Barnier do të marrë pjesë në takim në Luksemburg, ndërsa Johnson do të shoqërohet nga Sekretari i Brexit Steve Barclay dhe përfaqësuesi i Brexit, David Frost.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco