Pranoi se ka konsumuar kanabis, detaje nga intervista e ish Kryeministrit britanik

Pranoi se ka konsumuar kanabis, detaje nga intervista e ish Kryeministrit britanik

13:52, 15/09/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka pranuar se ka përdorur kanabis kur ishte duke kryer studimet në shkollën “Eton”.

Ai më parë kishte refuzuar t’i pranonte dyshimet se e ka përdorur këtë drogë gjatë shkollimit në njërën nga shkollat më të mira private, në të cilën janë shkolluar 20 nga liderët britanikë, duke thënë se njerëzit kanë jetë private para se të hyjnë në politikë.

Sidoqoftë, duke folur për revistën “The Times”, ai pranoi se ka tymosur kanabis në shkollën që është e dedikuar për nxënësit nga mosha 13 deri 18 vjeçare.

Ai gjithashtu tha se e ka përdorur kanabisin edhe më vonë gjatë jetës së tij bashkë me gruan, Samantha, me të cilën ishte takuar në moshën 25 vjeçare, kur punonte për Partinë Konservatore.

Cameron është lideri i fundit nga një varg figurash të larta të Partisë Konservatore, të cilët kanë pranuar se kanë përdorur drogë.

Një gjë të tillë e kishte pranuar në një intervistë të vitit 2007 edhe kryeministri i tanishëm britanik, Boris Johnson, i cili kishte thënë se i ka provuar kokainën dhe kanabisin, shkruan “Independent”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco