Shpërthejnë në flakë rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, sulmohen me avionë

Shpërthejnë në flakë rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, sulmohen me avionë

10:49, 15/09/2019
A+ Aa A-

Dy fabrika shtetërore të prodhimit të karburantit në Arabinë e Saudite janë sulmuar me avione. Mediat kanë publikuar pamje me zjarrin që ka shpërthyer dhe re gjigande tumi mbi Abkaik, ku ndodhet dhe ndërmarrja më e madhe e përpunimit të naftës.

Një tjetër sulm është regjistruar në perëndim të Khurais.

Megjithatë mediat shtetërore kanë bërë të ditur se situate është vënë shumë shpejt në kontroll. Gjithësesi Arabia nuk ka nxituar të hedhë akuza se kush fshihet pas këtij sulmi, edhe pse më parë, për ngjarje të tjera janë vënë në akuzë Luftëtarët Houthi të cilët kanë lidhje me Iranin.

Abqaiq ndodhet  rreth 60 km në jug-perëndim të Dhahran në Provincën Lindore të Arabisë Saudite, ndërsa Khurais, rreth 200 km më tej në jug-perëndim, ku gjendet dhe fusha e dytë më e madhe e naftës në vend.

Në Abqaiq prodhohen 7 milion fuçi në ditë, ndërsa  në përshkrimin e ndërmarrjes Aramco thuhet se ky është impianti më i madh në botë i përpunimit të naftës.

Ky nuk është sulmi i parë ndaj impiantit. Edhe në vitin 2006 u tentua përmes kamikazëve të hidhej në erë, por agresorët pjesë e Al Kaedës, u ndaluan në kohë prej forcave të sigurisë.

Ndërsa në Khurias raportohet se prodhohen 1.5 milion fuçi dhe vlerësohet se gjenden 20 miliardë fuçi rezervë.

Zakonisht prej sulmeve të tilla bursat ndryshojnë menjëherë, por se këtë herë nuk ka pasur efekt pasi kanë qenë të mbyllura në fundjavë.

Jemeni është në luftë nga viti 2015, kur rebelët e detyruan presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi të largohet nga vendi, shkruan “BBC”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco