Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

E ka me Europën, Erdogan kërcënon sërish: Do të hapim portat për refugjatët

E ka me Europën, Erdogan kërcënon sërish: Do të hapim portat për refugjatët

10:05, 15/09/2019
A+ Aa A-

Presione të reja mbi Evropën për refugjatët nga Rexhep Tajip Erdogan. Presidenti i Turqisë ka kërcënuar të dërgojë një valë të re të refugjatëve në Bashkimin Evropian nëse Brukseli nuk përmbush kërkesat e Ankarasë.

Në një intervistë për Reuters, Presidenti Erdogan argumentoi se vendi i tij do të detyrohej të linte refugjatët sirianë të iknin në Evropë nëse Perëndimi nuk jep mbështetjen e nevojshme për planet turke për të krijuar një zonë sigurie në Siri. Mund të vendosen kampe refugjatësh. Por për ta bërë këtë do të duhet të zvogëlohen ndjeshëm zonat e ndikimit dhe të kontrollit kurd, diçka që SHBA nuk e dëshiron aspak.

Kujtojmë se kohët e fundit ka pasur një rritje të fluksit të refugjatëve në ishujt e Egjeut të Veriut.

"Nëse nuk mund ta pranojnë këtë, ne do të hapim portat. Do ti lëmë të shkojnë ku të duan, "tha ai, duke shtuar se paratë që Ankaraja ka marrë nga Brukseli nuk janë të mjaftueshme.

"Kemi marrë 3 miliardë euro. BE kishte premtuar 6 miliardë euro për të përmirësuar kushtet e jetesës së refugjatëve në Turqi, por vetëm 2.22 miliardë euro u disbursuan në qershor. Kemi harxhuar 40 miliardë dollarë deri më tani ", tha gjithashtu Erdogan, duke njoftuar se do të zhvillohen bisedime me liderët evropianë në Neë York në margjina të konventës vjetore të Kombeve të Bashkuara.

Prej muajsh, Turqia po e shtyn Perëndimin të krijojë një zonë 32 km. në pjesën veriperëndimore të Sirisë, e cila do të përdoret për ndërtimin e kampeve të refugjatëve. Një numër i konsiderueshëm i refugjatëve sirianë në territorin turk do të transferohen tek këto kampe.

"Do t'u mundësojë atyre të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre të arsimit dhe kujdesit shëndetësor. Do t'i lejojë ata të jetojnë në tokën e tyre dhe të lënë tendat dhe kontejnerët ", shtoi Erdogan.

Qëllimi është të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm në provincën e Intlib, një fushë përplasjesh të mëdha midis forcave qeveritare që mbështesin regjimin e Asadit dhe xhihadistëve.

"Qëllimi nuk është armëpushimi i menjëhershëm. Adresimi i problemit të emigrantëve do të sigurojë një armëpushim dhe do t'i japë fund rrjeteve terroriste në rajon, "komentoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco