Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Kandidat për komisioner në BE, Zëvendëskryeministri belg hetohet për korrupsion

Kandidat për komisioner në BE, Zëvendëskryeministri belg hetohet për korrupsion

08:29, 15/09/2019
A+ Aa A-

Prokuroria e Brukselit ka hapur një hetim kundër zëvendëskryeministrit belg, njëkohësisht ministër i Jashtëm dhe i Mbrojtjes në largim,  Didier Reynders, komisioner i propozuar për Drejtësinë në ekzekutivin e ri të Bashkimit Europian, pas disa akuzave për korrupsion dhe pastrim parash, njoftuan sot disa medie belge.

Dosja në ngarkim të Reynders u hap pas disa zbulimesh nga ana e një ish-agjenti sekret të Sigurisë së Shtetit, i cili në prill të vitit të kaluar u paraqit në Policinë Gjyqësore Federale duke e akuzuar Reynders dhe një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë për korrupsion dhe pastrim parash.

Në përfundim të hetimeve paraprake prokuroria duhet të vendosë nëse të dhënat për Reynders janë të mjaftueshme dhe nëse kjo dosje duhet t’i jepet Prokurorisë së Përgjithshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco