Arrin në 4 persona bilanci i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Arrin në 4 persona bilanci i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

18:31, 13/09/2019
A+ Aa A-

Katër njerëz kanë vdekur dhe mbi 1.500 janë evakuuar, nga dy ditë shira të rrëmbyeshëm në Spanjën juglindore.

Të premten kishte më shumë rrugë, rrjete trenash dhe një aeroporte të mbyllur, ku shërbimet e urgjencës ishin duke shpëtuar njerëzit e mbërthyer në tunelet e autostradave të përmbytura., raporton Reuters.

Përmbytjet shkatërruan makina dhe nxorrën në sipërfaqe mbeturina në rajonet e Valencias, Murcia dhe Andalucia lindore.

Tunelet e autostradës në disa zona u përmbytën, ku niveli arriti pothuajse deri në ndriçimin e tunelit, ku disa automjete u përmbytën pjesërisht ose ishin plotësisht të zhytur.

Këtë të premte, një burrë u gjet i vdekur në provincën Granada pasi makina e tij ishte zhdukur në një autostradë dhe një tjetër vdiq në Almeria pasi u përpoq të devijonte makinën përmes një tuneli të përmbytur, thanë shërbimet e shpëtimit.

Dy motra vdiqën të enjten kur shiu i rrëmbyeshëm tërhoqi larg makinën e tyre.

Janë mbyllur gjithsej 74 rrugë, i gjithë shërbimi rajonal hekurudhor rajonal Murcia, dhe aeroporti Murcia.

Lidhja hekurudhore midis Alicante dhe dy qyteteve kryesore të Spanjës, Madridi dhe Barcelona është mbyllur, tha Ministri i Brendshëm Fernando Grande Marlaska.

Disa zona të prekura panë reshje rekord ditore për muajin Shtator.

"Situata është kritike, e gjithë komuna është e mbushur me ujë," tha Mario Cervera, kryetar i qytetit të Alcazares, një nga zonat më të prekura në Murcia.

Punëtorët e shpëtimit po përdornin një helikopter dhe varka shpëtimi në zona të ndryshme, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco