U akuzua për vrasjen e foshnjës adoleshentja shpërthen në lot pas vendimit

U akuzua për vrasjen e foshnjës adoleshentja shpërthen në lot pas vendimit

11:41, 13/09/2019
A+ Aa A-

Adoleshentja që varrosi foshnjën e saj në oborrin e shtëpisë menjëherë pas lindjes në fshehtësi u shpall e pafajshme për vrasje, ditën e djeshme.

Skylar Richardson, 20 vjeç, ishte përballur me akuzën për burg të përjetshëm nëse dënohej për të gjitha akuzat

Ato përfshinin vrasje të rënduar, abuzim i rëndë me kufomën e fëmijës. Ajo gjithashtu është akuzuar për fshehje të provave por gjykatësi e hoqi akuzën gjatë gjykimit.  

Pasi diskutoi për rreth tre orë të enjten, juria e shpalli të pafajshme për këtë akuzë. 

Skylar qau ndërsa aktgjykimi u lexua në gjykatë dhe u tha prindërve të saj pasi u çua me pranga pas ‘ju dua’. 

Nëna e saj Kim pëshpëriti përsëri: "Ne të duam... do të jesh mirë". 

Dënimi minimal i rekomanduar për abuzim të rëndë të një kufome në Ohio, ku u zhvillua gjyqi, është gjashtë muaj burgim.

Por avokatët e saj thanë pas vendimit të së enjtes se nuk presin që ajo të dënohet me burg. F.H/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco