Me miliona dollarë drogë, trafikantët përballen me fokën gjigante dhe me pas me policinë....

Me miliona dollarë drogë, trafikantët përballen me fokën gjigante dhe me pas me policinë....

10:28, 13/09/2019
A+ Aa A-

Një fokë gjigante dyshohet se pengoi dy kontrabandistë droge të largonin një ngarkesë prej 1 tone droge

Metafetaminë, kokainë dhe ekstazi u gjet në poshtë algave të detit në Australinë Perëndimore pasi jahti i përdorur nga kontrabandistët e dyshuar ngeci në breg dhe u braktis.

Policia bastisi ishullin Burton në qytetin portual të Geraldton dhe arrestoi francezin Antoine Dicenta, 51 vjeç dhe britanikun Graham Palmer, 34 vjeç, të akuzuar se tentuan të fshihnin nën alga 1.087 ton drogë të fshehur në rreth 40 çanta të mëdha.

Ata u përpoqën të largoheshin por një fokë e madhe u bllokoi rrugën raportoi polici.

Të arrestuarit dyshohet se lundruan Oqeanit Indian drejt Australisë Perëndimore me drogën me vete. Por braktisën jahtin Geraldton dhe u larguan për tu fshehur në  ishullin Burton.

Por u ndaluan gjatë arratisjen e tyre pasi zgjuan nga gjumi një fokë gjigante. Kafsha ngriti lart pjesën e kraharorit dhe i ulëriu dy kontrabandistëve.

Ata mbetën mes dy zgjidhjeve të kalonin aty ku ndodhej foka ose të arrestoheshin.

Dhe sigurisht Palmer e Dicenta ranë në prangat e policisë.

Tre burra të tjerë u arrestuan në lidhje me hetimin të mërkurën.

Një 45-vjeçar amerikan dhe një 35-vjeçar britanik u arrestuan në Perth dhe një 50-vjeçar nga New South Wales u arrestua në aeroportin e Perth.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco