Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Prag skandali/ Izraeli përgjon Shtëpinë e Bardhë? Kryeministri mohon përfshirjen

Prag skandali/ Izraeli përgjon Shtëpinë e Bardhë? Kryeministri mohon përfshirjen

21:44, 12/09/2019
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i mohoi njoftimet në shtyp se Izraeli kishte vendosur një pajisje spiunazhi pranë Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se kjo ishte e gjitha "një trillim".

Zëdhënësi i ambasadës izraelite në Uashington Elad Strohmayer, mohoi gjithashtu njoftimin e kompanisë mediatike me qendër në Uashington “Politico”, dhe tha për Zërin e Amerikës se "Izraeli nuk kryen operacione spiunazhi në Shtetet e Bashkuara", raporton VOA.

“Politico” njoftoi të enjten se qeveria amerikane beson se Izraeli, një aleat i ngushtë i vendit, ishte ndoshta përgjegjës për vendosjen e pajisjeve të përgjimit të gjetura pranë Shtëpisë së Bardhë dhe në disa vende të tjera të rëndësishme në Uashington DC.

"Pajisjet e vogla të përgjimit, të njohura si "StingRays" me gjasë kishin për qëllim të spiunonin Presidentin Donald Trump", shkruante “Politico”.

Por në shkrim thuhej gjithashtu se "nuk është e qartë nëse përpjekjet izraelite kishin qenë të suksesshme".

Disa ish-zyrtarë të lartë amerikanë të Sigurisë Kombëtare i thanë “Politico-s” se nga analiza që u është bërë pajisjeve nga Byroja Federale e Hetimit dhe agjencitë e tjera amerikane, ka rezultuar që ato të jenë të vendosur nga agjentë izraelitë.

Duke iu referuar zyrtarëve, “Politico” shkruan se qeveria amerikane, arriti brenda dy viteve të fundit në përfundimin se Izraeli kishte të ngjarë t’i kishte vendosur pajisjet.

“Politico” shkruan se burimet që folën në kushte anonimiteti, "kishin njohuri mbi çështjen" dhe se pajisjet ishin zbuluar pak kohë më parë.

Dy vjet më parë, një numër pajisjesh që nuk dihet ende, u gjetën pranë objekteve të rëndësishme në Uashington gjatë një hetimi të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare.

Megjithatë SHBA-ja nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër Izraelit lidhur me dyshimet për vendosjen e pajisjeve përgjuese. Sipas shkrimit të “Politico-s” Uashingtoni nuk u ka vënë rëndësi veprimet e pretenduara të Izraelit, për shkak të marrëdhënies shumë të ngushtë të zotit Trump me zotin Netanyahu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco