Rezoluta e OKB-së: Misionin politik në Libi deri në shtator të 2020

Rezoluta e OKB-së: Misionin politik në Libi deri në shtator të 2020

20:31, 12/09/2019
A+ Aa A-

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është duke shtuar thirrjet për një armëpushim të qëndrueshëm në Libi, duke thënë se nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake për luftimet e nxitura nga ofensiva e një komandanti rebel që synon marrjen e kontrollin në kryeqytetin Tripoli.

Përmes një rezolute të miratuar njëzëri, Këshilli i Sigurimit e zgjati misionin politik të OKB-së në Libi deri më 15 shtator të vitit 2020, raporton Rel.

Rezoluta u bën thirrje vendeve me ndikim të krijojnë armëpushim dhe të rifillojnë një proces politik të lehtësuar nga Kombet e Bashkuara.

Ushtria e vetëquajtur libiane e udhëhequr nga gjenerali, Khalifa Hifter, filloi një ofensivë ushtarake të më 4 prill për të marrë nën kontroll kryeqytetin e kontrolluar nga një qeveri e dobët e njohur nga OKB-ja.

Forcat e Hifterit janë përballur me rezistencë të ashpër nga luftëtarët e lidhur me qeverinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco